Maturantët në protestë për provimin e letërsisë, hedhin vezë para Ministrisë së Arsimit

schedule17:02 - 13 Qershor, 2020

schedule 17:02 - 13 Qershor, 2020

Sërish vezë  te ministria e Arsimit. Kësaj radhe nuk janë studentët që protestojnë në këtë mënyrë, por maturantët që kundërshtojnë provimin e gjuhë së letërsisë.

Kërkojnë rishikimi e pyetjeve pasi sipas tyre, ishin të palogjikshme dhe absurde. Denoncojnë se teza nuk kishte lidhje me programin shkollor. Maturantët shprehen se nuk do ta njohin vlerësim e bërë në bazë të tezës që i është paraqitur në provim .

“Kërkojmë që të hiqet ky cenimi i privatësisë sepse është absurde dhe e korruptueshme. Teza ishte absurde dhe nuk kishte lidhje me njohuritë tona.

Një nga pyetjet e Lasgush Poradecit, edhe vajza e tij kishte deklaruar se alternativat janë gabim”, thonë disa prej tyre.

Një përfaqësi e maturantëve dorëzoi në ministri një draft me 10 pika.

Nëse nuk do të marrin përgjigje pozitive nga ministria, paralajmërojnë vijimin e protestave. Nuk përjashtojnë mundësinë e bojkotimit të provimit të matematikës që pritet të zhvillohet të hënën.

Maturantët i bëjnë thirrje të gjithëve që ti bashkohen kauzës së tyre   edhe  studentë, mësues dhe prindërit të cilët  gjithashtu preken nga ky provim.

Pavarësisht qëndrimeve të maturantëve, ministrja e Arsimit ka bërë një reagim. E cilësoi protestën të iniciuar nga politika dhe absurde që nxënësit dalin kundër provimeve të vështira./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!