Qendra e Shërbimit Arsimor ka publikuar notat e provimit të parë të Maturës Shtetërore. Në faqen zyrtare të QSHA kanë dalë tashmë notat e testit të gjuhës së huaj.
Kujtojmë këtu se maturantët këtë vit dhanë provimet e fundit edhe pse nuk mundën që ta plotësonin tërësisht në mënyrë normale programin mësimor për shkak të pandemisë.
Testi i dytë që u bë ishte ai i Gjuhë-Letërsisë për të cilin maturantët patën kontestime dhe ankesa për mënyrën sesi ishte hartuar. Për disa ditë me radhe nuk munguan as protestat. Ndërsa për testin e Matematikës, nuk pati ankesa nga ana e maturantëve. /abcnews.al/