SHQIPËRI– Rreth 30 mijë maturantë iu nënshtruan sot testi ttë parë të Maturës Shtetërore, atë të gjuhës së huaj. Por pavarësisht rregullave strikte, edhe këtë vit është publikuar në rrjetet sociale një prej varianteve të tezave të provimit.
Gazetarja e ABC News, Ajgena Korbi, ka pyetur për këtë çështje në Ministrinë e Arsimit, zyrtarë e të cilët kanë pohuar se ky është një prej varianteve të testeve, të cilit i janë nënshtruar maturantët sot.
“Me gjithë rregullat e reja, edhe këtë vit nuk i ka shpëtuar dalja e tezës. Rreth 30 minuta pasi maturantët ishin futur në provim, në rrjete sociale është shpërndarë një prej tezave të anglishtes”, raportoi gazetarja.
Ministria thotë se kanë nisur verifikimet për mënyrën se si dhe nga ka dalë dalë kjo teza, pasi sipas rregullores nuk lehjet celulari në mjediset e provimeve, as nga administratorët dhe as nga nxënësit/n.m.abcnews.al