Kanë dalë rezultatet e provimit të parë të Maturës Shtetërore, ato të gjuhës së huaj.
Mësohet se kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve.
Kujtojmë që provimi i gjuhës së huaj u zhvillua më datë 1 qershor dhe pas tij më datë 7 qershor u zhvillua ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Dy provimet e radhës ai i Matematikës dhe Lëndës me Zgjedhje do të zhvillohen respektivisht në datat 13 dhe 19 qershor.
Shikoni KETU rezultatet. r.t/abcnews.al