Blaise Matuidi e konsideron Kylian Mbappe trashëgimtarin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
“Mbappe është një nga pretendentët për Topin e Artë, kështu që ai ka një shans. Ai tregoi se pavarësisht moshës së tij të re, është një futbollist i shkëlqyer. Loja e tij është mbresëlënëse, kjo ishte e dukshme në stërvitje, shkruan abcnews.al.
Mbappe ka gjithçka për të fituar Topin e Artë këtë vit ose vitin e ardhshëm. Mendoj se ai është trashëgimtari i Messit dhe Ronaldos”, tha mesfushori i Inter Miami, i cili më parë ka luajtur për Juventus dhe PSG. /G.D abcnews.al/