Matuidi optimist: Kjo provë do na forcojë, s’e kuptova që isha sëmurë

schedule14:43 - 18 Mars, 2020

schedule 14:43 - 18 Mars, 2020

“Jam pozitiv dhe këtë e kuptova sepse bëra tamponin, ndaj si futbollist kam privilegjin për analiza nga më të ndryshmet që shumë të tjerë ndoshta nuk kanë mundësi. Jam i vetëdijshëm për këtë pjesë. Nëse nuk do të kisha bërë analizat, nuk do ta zbuloja kurrë, sepse nuk kam asnjë simptomë të infektimit”.

Blaise Matuidi ka postuar këtë mesazh në rrjetet sociale, teksa shprehet edhe mbi situatën e krijuar në Itali. “Të gjithë bashkë do t’ia dalim. Jam person që shfaq shumë pozitivitet dhe e përcjell kudo. Kjo provë që po kalojmë do të na bëjë më të fortë, më të dashur”, përfundon francezi.

Matudi është lojtari i dytë i prekur te Juventusi. Më parë pozitiv me COVID-19 ka dalë edhe mbrojtësi Daniele Rugani, ndërkohë që në Serie A ka disa futbollistë që kanë dalë pozitivë me Coronavirus, kryesisht te Fiorentina e Sampdoria. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!