Matteo Salvini bojkoton “Nutella-n” pasi ka zbuluar nga cili vend i marrin lajthitë

schedule08:09 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 08:09 - 7 Dhjetor, 2019

“Nutella” është një ndër markat më të njohura italiane, mjaft e pëlqyer për shijen e veçantë të çokokremit me lajthi.

Mirëpo, Matteo Salvini, lideri i opozitës italiane ka bërë me dije se nuk do e konsumojë më këtë çokokrem.

Shkak për braktisjen e markës së famshme nga Salvini është bërë fakti se ka zbuluar që lajthitë kompania italiane i ka importuar nga Turqia.

“Kam zbuluar se Nutella përdor lajthi turke dhe unë preferoj të ndihmoj kompanitë që përdorin produkte italiane. Unë preferoj të ha italisht dhe të ndihmoj fermerët italianë sepse ata kanë nevojë për ndihmë,” tha drejtuesi i Lega Nord, në një tubim në veri pasi një grua në turmë i sugjeroi të hante Nutella për të mbajtur energjinë e tij.

 Salvini gjithnjë ka tërhequr vëmendjen për deklarimet e tij nacionaliste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!