Mattarella: Fatkeqësitë natyrore që goditën Italinë janë të lidhura me pasojat e ndryshimeve klimatike

schedule16:47 - 27 Korrik, 2023

schedule 16:47 - 27 Korrik, 2023

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, në takimin me gazetarët sot para pushimeve verore, iu referua fenomeneve ekstreme të motit dhe zjarreve të ndodhura ditët e fundit në rajone të mëdha të vendit.

“Fatkeqësitë natyrore që kanë prekur shumë zona të vendit janë të lidhura me pasojat e ndryshimeve klimatike dhe janë të një përmasash kaq të mëdha, saqë kaq shumë diskutime që dëgjohen – për shkaqet e tyre – janë vërtet befasuese”, theksoi presidenti italian.

Mattarella shtoi se “duhet të ketë një ndërgjegjësim sepse tani është vonë”, duke iu referuar ndërhyrjeve të nevojshme për të rivendosur ekuilibrin hidrogjeologjik të vendit të tij.

“Duhet ndihmë e menjëhershme dhe duhet ta bëjmë të gjithë territorin italian të sigurt”, theksoi ai, duke iu referuar indirekt problemeve kronike si shpyllëzimi, pastrimi i pamjaftueshëm i lumenjve dhe nevoja për të forcuar parandalimin e zjarreve.

Në fund, për emigracionin, presidenti italian tha se “ky është një fenomen që prek të gjitha vendet dhe jo vetëm Italinë dhe konferenca e organizuar në Romë nga qeveria italiane të dielën e kaluar ishte e rëndësishme sepse duhen zgjidhje të pranuara përgjithësisht”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!