“Matrix” mund të zbulojë enigmën e Martinajt? Trashegim Sokolaj: Zbardhja e mesazheve pritet të vendosë shumë dosje në lëvizje

schedule20:29 - 4 Dhjetor, 2024

schedule 20:29 - 4 Dhjetor, 2024

Për “thyerjen” e aplikacionit “Matrix”, janë angazhuar autoritetet franceze dhe holandeze, të mbështetur nga Gjermania dhe një Task Force Operacionale e krijuar në Europol.

Gjuha shqipe rezultoi si një nga 33 gjuhet e zbardhura nga deshifrimi i mbi 2.3 milionë mesazheve në aplikacionin “Matrix”.

Gazetari Trashegim Sokolaj në emisionin “Real Story” në ABC News theksoi se zbardhja e mesazheve dhe komunikimeve do të vendosë shumë dosje në lëvizje.

“Duhet të dimë që Europol ka konfirmuar që gjuha shqipe është një nga 33 gjuhët e përdorura në këtë aplikacion. Kjo tregon që grupet kriminale ndërkombëtare kanë përdorur gjuhën shqipe sepse kanë komunikuar me grupe kriminale shqipe. Në rastin e Ervis Martinaj SPAK ka edhe disa dosje të tjera të hapura, përveç dosjes së tij për zhdukjen ka edhe dosje të tjera siç janë Plumbi i Artë, dhe Metamorfoza, ku vetë Martinaj është i shpallur në kërkim pasi nuk është plotësuar afati i shpalljes së tij i zhdukur. Por të kthehemi tek deklarata e Europol, ata kanë thënë se gjuha shqipe është përdorur aty dhe dy janë mundësitë, grupet kriminale ndërkombëtare kanë bashkëpunuar me elementë shqiptarë, ose grupet kriminale shqiptare kanë bashkëvepruar me njëri tjetrin duke përdorur gjuhën shqipe. Në 3-4 vitet e fundit një shqetësim kryesor është fakti që elementë të krimit të organizuar, të ngjarjeve që flasim, por jo vetëm pasi kemi pasur elementë të krimit të organizuar që janë vrarë në Shkodër ngjarje ende të pazbardhura, janë sot në Dubai. Dhe jo domosdoshmërit duhet të lokalizohen në Shqipëri si përdorues të kësaj platforme. Besoj që zbardhja e mesazheve dhe komunikimi që do kemi nga Europol me SPAK do të vendosë shumë dosje në lëvizje. Unë besoj që është një meritë shumë e madhe e SPAK dhe policisë shqiptare që janë treguar partner të besueshëm. SPAK nuk është mjaftuar vetëm duke i marrë këto mesazhe, por janë koordinuar dhe kryqëzuar me prova të tjera”, tha ai.

/abcnews.al/