“Matrix” flet shqip!/ Karamuço: Mes të përfshirëve edhe pushtetarë, do ndodhin arrestime

schedule08:52 - 4 Dhjetor, 2024

schedule 08:52 - 4 Dhjetor, 2024

Autoritetet franceze dhe holandeze kanë arritur të zbërthejnë aplikacionin “Matrix”, që përdorej për komunikim nga kriminelët.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka treguar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, se gjuha shqipe eshte nje nga 33 gjuhet e zbardhura nga deshifrimi i mbi 2.3 milione mesazheve ne aplikacionin “Matrix”.

Ai ka thënë se ky aplikacion është përdorur gjerësisht për vrasje me pagesë, por dhe për pastrim parash dhe trafik droge.

Sakaq, Karamuço ka theksuar se me zbërthimin e “Matrix” do kemi shumë ngjarje që do zbardhen dhe priten shumë arrestime.

Sipas ekspertit, te pastrimi i parave nuk do të dalin vetëm kriminelë, do dalin dhe administratë publike, edhe pushtetarë, sepse janë të ndërlidhur.

“Kjo është bërë nga kriminelët dhe IT kanë qenë pjesë e organizatave kriminale. Duke qene e reklamuar për sisteme shumë të gjera komunikimi është përdorur gjerësisht për vrasjen me pagesë. Janë thënë elementë konkretë, do shkosh ta vrasësh këtu, do përdorësh këtë armë, do marrësh lekët te filani, me foto. Për dallim nga Sky, këtu do shikojmë diçka më konkrete, dalin zbuluar. Këtu nuk kam të thuash, jo nuk isha unë. Janë kapur dhe servera. Koha e shtrirë që i bie mbas 2021 kur ne na duhet sepse nuk na e mbulon dot SKY DHE ENCRO, nëse është gjetur kjo, atëherë do të na hapet një tjetër kudo Pandore shumë e madhe në Shqipëri, ku ne do të marrim vesh shumë nga këto histori, edhe ata që ne mendojmë se janë të zhdukur dhe të vrarë, edhe me vrasës shqiptar dhe të huaj. Do kemi shumë ngjarje që do të zbardhen. Në 33 gjuhët, është e konfirmuar që jemi dhe ne.

Te pastrimi i parave nuk do të dalin vetëm kriminelë, do dalin dhe administratë publike, edhe pushtetarë, sepse janë të ndërlidhur. Do dalin dhe politikanë, sepse dikush të mbron që ti e bën atë. Patjetër që do dalin sipërmarrës. Krimineli vetë nuk pastron dot para.

Pas hapjes së “Matrix” do të ndodhin arrestime”, u shpreh ai./abcnews.al