Nemanja Matic po kërkon të largohet nga Manchester United në merkaton e janarit, sipas asaj që raporton “The Telegraph”. Mesfushori serb nuk është në planet e “Djajve të Kuq”, por për shkak të disa largimeve të mesfushorëve të tjerë, Matiç nuk u lejua të “divorcohej” me klubin.
Në janar, duket se gjithçka do të marrë fund dhe palët do të ndahen. Italia është destinacioni më i mundshëm për 31-vjeçarin, ku dy ekipet, Inter dhe Milan kanë shfaqur një interes për të nënshkruar me mesfushorin.
Ish-futbollisti i Benficës, i cili arriti në Old Trafford për një shumë prej 35 milionë eurosh në 2017-ën nga Chelsea, ka luajtur vetëm pesë ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon dhe nuk ka luajtur që nga fillimi i tetorit./abcnews.al

