Antonio Conte kërkon një mesfushor qendre dhe jo për numër. Tekniku italian do një futbollist cilësor, që të mos bëhet me dhimbje koke në rast të ndonjë dëmtimi të titullarëve aktualë. Nemanja Matic është lojtari i cili shikohet si objektivi kryesor i zikaltërve në merkato.
Serbi njihet mirë nga Conte, i cili e di mirë që mund t’u bëjë punë. Futbollisti i Manchester United ka pak hapësira me Solskjaer në stol dhe normalisht dëshira nuk mungon për t’u bërë pjesë e një tjetër projekti. Gjithsesi kontrata është një problem.
Marrëveshja aktuale e Matic me United është e vlefshme deri në verën e vitit 2020, por “Djajtë e kuq” mund t’ia rinovojnë edhe për një vit kontarën në mënyrë të njëanshme. Duke parë se 31-vjeçari ka oferta, diçka e tillë do të ndodhë, në mënyrë që të përfitojnë financiarisht nga transferimi i tij. /abcnews.al