Matereazzi: Interi të tentojë Serie A, ne eliminuam më të fortët në histori

schedule18:35 - 2 Tetor, 2019

schedule 18:35 - 2 Tetor, 2019

Barcelona dhe Interi janë gati për duelin mes tyre. Akoma nuk dihet gjendja e Leo Messit, i cili pritet ta nisë ndeshjen nga stoli. Marco Materazzi ka dhënë një prononcim për Marca, aty ku bën edhe rikujton duelin në gjysmëfinalet e vitit 2010, periudhë në të cilën Interi fitoi tripletën.

Interi i Mourinhos eliminonte një Barcelonë të mrekullueshme, ndoshta ekipin më të fortë që kanë patur spanjollët gjatë këtyre viteve. Italianët fituan në San Siro 3-1 dhe humbën në ndeshjen e kthimit 1-0.

Mbrojtësi italian nuk i sheh zikaltrit favoritë në Evropë, ndërsa ka një koment për Antonio Conten dhe Diego Godin.

DUELI – “Interi duhet të përpiqet që të mos pësojë gol. Do të ishte mëkat të mungonte Messi, por ky është një lajm i mirë për zikaltrit. Ai është futbolli dhe e ndalon vetëm kur nuk është në formë.“

ARRITJA – Mourinho na kërkoi në ndeshjen e kthimit që të mos bënim gabime. Barcelona ishte pothuajse e pathyeshme, skuadra më e fortë e historisë. Fitorja e ndeshjes së parë na dha besim dhe kartoni i kuq i Mottës në kthim na bashkoi më shumë me njëri-tjetrin.“

INTERI – “Interi duhet të tentojë të rikthehet i madh në Itali, më pas të mendojë për fitimin e Championsit. Është e vështirë të fitosh kaq shpejt në Evropë. Liverpool ia doli pas një rrugëtimi 6-7 vjeçar në nivele të larta. Barça mbetet e fortë, por jo si ekipi i vitit 2010. Tani ka në ekip 3-4 fenomenë dhe Messin. Atëherë kishin 10 fenomenë dhe një alien.”

TRAJNERI – “Conte ka sjellë kompaktësi në skuadër dhe po ndërton bazat. Godin ka një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe loja e Contes është identike me atë të Simeones. Diego nuk do të hasë probleme ambientimi.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!