MAT- Një pako e dyshuar lëndë plasëse është gjetur poshtë një automjeti të parkuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pjetër Budi”, në Mat.
Forcat xheniere po kryejnë veprimet për heqjen e pakos dhe verifikimin e saj.
Makina është në pronësi të shtetasit Edmond Pasha. Ka qenë vetë ky i fundit, i cili ka konstatuar lëndën plasëse dhe më pas ka njoftuar policinë.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/abcnews.al/