Çfarë është mastoplastika zvogëluese
Mastoplastika zvogëluese është operacioni plastik që bën të mundur reduktimin e gjoksit me përmasë të madhe. Në të njëjtën kohë, është e mundur të ndërhyhet në formën e gjirit, duke e rimodeluar atë. Me anë të kësaj ndërhyrje mund të eliminohet çdo asimetri e mundshme mes gjinjve.
Pse duhet të bëjmë një mastoplastikë zvogëluese?
Arsyet që e shtyjnë një femër të dëshirojë zvogëlimin e gjoksit janë të shumta:
- gjoksi shumë i madh në krahasim me fizikun;
- kur gjoksi është i varur dhe jo i tonifikuar, si pasojë e ushqyerjes me gji ose rënies në peshë;
- korrigjim të asimetrive të dukshme.
Mastoplastika zvogëluese: një jetë “më e lehtë”
Nëse zmadhimi i gjoksit në Shtetet e Bashkuara është një nga ndërhyrjet më të kërkuara, në krye të renditjes prej disa vitesh tashmë, e kundërta e tij, ose mastoplastika zvogëluese ka një rekord tjetër.
Për kirurgët plastikë amerikanë, operacioni i mastoplastikës zvogëluese – që bën të mundur ndryshimin e madhësinë, formës dhe pamjes së gjoksit duke i rikthyer atij harmoninë dhe në proporcion me siluetën – është një nga operacionet më të kënaqshëm në aspektin profesional dhe emocional.
Disa kirurgë shprehen:
“Është një nga procedurat që i bën pacientet entuziaste për rezultatet,për vite me radhë ato kanë qenë “peng” i madhësisë së gjinjve të tyre, pasi i kanë kufizuar në praktikimin e shumë veprimtarive të cilat gratë që nuk e kanë këtë problemi shijojnë lirisht”.
Në dallim nga shumica e kirurgjive estetike, në fakt, mastoplastika zvogëluese kërkohet nga gratë që duan një lehtësim nga pasojat fizike dhe parehatie shkaktuar nga pesha e tepërt e një dekolteje të bollshme,se sa nga gratë që duan vetëm të përmirësojnë estetikën e siluetës.
“Nga pikëpamja simptomatike – shpjegon Dr. Vincenzo Collabianchi, kirurg plastik në Spitalin Amerikan – gratë ankohen për dhembje në shpinë, dhembje të qafës dhe shpatullave, por edhe shenja të përhershme, pothuajse si brazda, të lëna nga rripat e sytjenave që duhet të mbajnë një peshë të konsiderueshme si dhe pezmatimi dhe dermatiti i lëkurës për shkak të fërkimit të një gjoksi të varur (gjë që ndodh edhe në rast të një humbje të konsiderueshme në peshë)”.
Teknika operative
Në çfarë konsiston mastoplastika zvogëluese? Operacioni kryhet pas zhvillimit të plotë të gjëndrës mamare. Kërkon një vlerësim të kujdesshëm para operacionit nga kirurgu, i cili duhet të jetë i specializuar në rimodelimin e gjirit. Ai do të vlerësojë madhësinë dhe formën e gjirit dhe gjendjen e indeve të tij. Kjo procedurë shërben për të identifikuar teknikën më të përshtatshme kirurgjikale, duke marrë parasysh edhe dëshirat dhe pritshmëritë e pacientes në lidhje me zvogëlimin e kërkuar.
Si kryhet ndërhyrja?
Mastoplastika zvogëluese kryhet nën anestezi të përgjithshme, është pa dhembje dhe zgjat rreth 3 orë. Gjatë procedurës, bëhen prerje (rreth areolës dhe në formën e një “T”, vertikalisht poshtë dhe horizontalisht përgjatë profilit të gjirit), për të mundësuar heqjen e indeve të tepërta dhe për t’i dhënë gjoksit madhësinë e dëshiruar.
Mjeku thekson se zakonisht pacientet kërkojnë një përmasë mes numrave3 dhe4. Prerjet qepen me materiale që nuk kërkojnë heqjen e qepjeve në ditët në vijim. Shenjat e operacionit janë të reduktuara dhe plagët e mbetura fshihen krejtësisht nga sytjenat.
Pas operacionit
Në periudhën pas operacionit, një fashë kompresimi do të aplikohet për 24-48 orët e para. Fasha do të zëvendësohet nga sytjena mjekësore shtrënguese, që do të vishen për rreth dyjavë. Pas kësaj do të jetë e nevojshme përdorim i sytjenave sportive për 2-4 javë të tjera. Ndalohet, thekson mjeku “zgjedhja e sytjenave me fortesë të paktën për gjashtë javë, sepse fërkohen te prerja duke e irrituar dhe vonuar shërimin e saj”. Pas operacionit aktivitetet e zakonshme ditore mund të rifillojnë pas 3-4 ditësh, ndërsa për aktivitet sportive do të duhet të prisni 1 muaj.
Mastoplastika reduktuese: zvogëlim dhe rimodelim
Paralelisht me zvogëlimin e madhësisë së gjirit, kirurgu kombinon shpesh edhe ngritjen e tij, duke e rikthyer në një pozicion natyral. Për më tepër, shton Dr. Colabianchi, “Shpesh në paciente që kanë një dekolte shumë të madhe, thithat e gjirit janë të kthyera poshtë. Në këtë rast, jo vetëm që lëkura dhe indi i tepërt i gjirit do të hiqet, por edhe thithat do të ripozicionohen”.
Siguria e ndërhyrjes, faktorët e rrezikut, kundër-indikimet
Mastoplastika zvogëluese është një procedurë e sigurt. Në përgjithësi, nëse kryhet nga një kirurg i specializuar dhe me përvojë në një strukturë spitalore të mirëpajisur, nuk sjell ndonjë ndërlikim. Sidoqoftë, duke qenë se bëhet fjalë për një operacion, edhe pse tejet minimal, një rrezik mund të ketë gjithmonë. “Një nga ndërlikimet më të zakonshme, por lehtësisht i zgjidhshëm është hemoragjianë 12-24 orët e para pas operacionit që mund të shkaktojë një hematomë”. “Mastoplastika zvogëluese është një procedurë invazive që ndryshon mënyrën e rrjedhjes së gjakut në thitha. Gjatë zvogëlimit përfshihen shumë enë gjaku, të cilat pas qepjes së prerjes i nënshtrohen një rritje të presionit të gjakut që mund të shkaktojë gjakrrjedhje, jo vetëm në ditën e parë, por edhe deri në një javë “.
Pasoja të rralla të mastoplastikës zvogëluese
Një pasojë më pak e shpeshtë është humbja e ndjeshmërisë së thithave. Në shumicën dërrmuese të rasteve është e përkohshme. Vetëm në rreth 15% të rasteve, efekti mund të jetë i përhershëm. Një nga “legjendat” lidhur me mastoplastikën zvogëluese është pamundësia e ushqyerjes me gji pas operacionit. False. “Shumica e pacienteve do të ushqejnë foshnjat me gjie dhe pasi të kenë kryer këtë ndërhyrje – përveçse në raste ekstreme, kur thitha është hequr dhe zëvendësuar. Sidoqoftë, pacienteve të mia, gjithmonë ju kujtoj se sasia e qumështit të prodhuar do të jetë më e vogël dhe është e nevojshme të plotësohet dieta e të porsalindurit, sepse gjatë procedurës kirurgjikale ndërpriten disa lidhje ku ekzistojnë disa kanale galaktofore”.
Çfarë të presim pas operacionit
Pas ndërhyrjes është e mundur të vihet re një asimetri e vogël, e cila duhet të konsiderohet një gjë normale (normalisht të dy gjinjtë nuk janë kurrë identikë) sesa një përjashtim. “Unë gjithmonë u them pacienteve se gjinjtë janë vëllezër dhe jo binjakë edhe para operacionit. Duken shumë të ngjashëm, por nuk janë saktësisht njëlloj. Sidoqoftë, është e natyrshme që pas operacionit t’i vëzhgoni ata më shpesh dhe më me kujdes se më parë dhe për këtë arsye të vini re asimetri të vogla”.
Shenjat pas operacionit
Shenjat e lëna nga mastoplastika zvogëluese janë minimale. Forma dhe madhësia e tyre varen nga teknika kirurgjikale. Ato zakonisht përbëhen nga një shenjë rrethore rreth areoles dhe një formë T, e cila shtrihet vertikalisht nga fundi i thithit deri në nën gjoks. Horizontalisht përgjatë kanalit të gjinjve. Në përcaktimin e shenjës së plagës,sipas mjekut ndikojnë këta faktorë: “aftësia e kirurgut në qepjen e prerjeve; procesi i shërimit. Kjo është absolutisht individuale, e paparashikueshm edhe varet nga gjenetika e secilës paciente, dhe kujdesi pas ndërhyrjes. Për këtë unë u përshkruaj të gjitha pacienteve të mia një program të terapive të shenjave me bazë xhel silikoni për të paktën një vit”.
Pse zgjedhin mastoplastikën zvogëluese
Shumica e pacienteve, vijnë për të marrë në konsideratë ndërhyrjen, sepse nuk mund të durojnë më problemet që shkakton një gjoks shumë i madh. Të vetëdijshme për përfitimet që mund të ketë, ato nuk shprehin as shqetësimin më të vogël për shenjat e mbetura apo për ndonjë ndërlikim të mundshëm”. Në fakt, janë të shumta avantazhet që vijnë nga mastoplastika zvogëluese. Dr. Vincenzo Collabianchie konsideron një procedurë “2 në 1”, sepse zgjidh njëkohësisht çështje funksionale dhe estetike.Për më tepër, lehtësimi nga simptomat për pacientet është pothuajse i menjëhershëm. “Pikërisht për këtë arsye nuk është e rrallë të shohësh vajza 16-17 vjeçare që vijnë te ne të shoqëruara nga prindërit, sepse madhësia e gjoksit është bërë një problem i vërtetë për jetën e tyre dhe ato duan ta zvogëlojnë para se të mbushin 18 vjeç”.
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!