Mason Greenwood do të qëndrojë në burg deri në këtë datë

schedule16:38 - 17 Tetor, 2022

schedule 16:38 - 17 Tetor, 2022

Mason Greenwood do të qëndrojë në burg deri në seancën e ardhshme gjyqësore, e cila do të zhvillohet më 21 nëntor.

Gjyqtari i rrethit vendosi se sulmuesi i Manchester United i akuzuar për përdhunim “në mënyrë të vazhdueshme dhe flagrante” ka shkelur kushtet e lirimit me kusht.

21-vjeçari është larguar nga salla e gjyqit i shoqëruar nga efektivë të policisë.

Greenwood u arrestua fillimisht në janar dhe më pas u lirua me kusht. Sulmuesi mbetet i pezulluar nga Manchester United, por klubi po monitoron nga afër situatën. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!