Maskohet si hajdut, nusja vret vjehrrën në Indi

schedule15:43 - 31 Maj, 2023

schedule 15:43 - 31 Maj, 2023

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indi ku një 27 vjeçare e cila u maskua si hajdut ka vrarë vjehrrën e saj.

Mediat e huaja shkruajnë se 27 vjeçarja u paraqitur si hajdut me shpresën për të mbetur e pandëshkuar.

Pasi hyri fshehurazi në shtëpinë e nënës së bashkëshortit të saj dhe sulmoi viktimën në gjumë, egërsisht duke i shkaktuar vdekjen.

Ndër të tjera thuhet se pas ngjarjes ajo i ka marrë dhe bizhutë të moshuarës, e cila ka ndërruar jetë në spital.

Policia e cila arrestoi nusen as 24 orë pas aktit, sqaroi se identifikimi i gruas u bë falë regjistrimeve të kamerave të vëzhgimit./abcnews.al