Maska e detyrueshme, qytetarët: Vendim i vonuar, farmacistët: Rritet interesi për blerjen e tyre

schedule16:41 - 16 Korrik, 2020

schedule 16:41 - 16 Korrik, 2020

Nga Maksi Rama

Brenda 24 orëve nga akti normativ i qeverisë për maskat që janë të detyrueshme në ambientet e mbyllura, qytetarët duket se e kanë marrë në konsiderate menjëherë.

Përveç ambienteve të mbyllura, edhe në rrugët e kryeqytetit gjatë së enjtes vihet re një përdorim më masiv i maskës nga qytetarët, të cilët shprehen se ky akt normativ është i vonuar kur bëhet fjalë për shëndetin

Mund të jetë një vendim me vonesë, ne jemi mësuar dhe e duam me shtrëngim. Në çdo ambient të mbyllur unë futem me maskë”, ka thënë një qytetar.

Një tjetër banore shprehet se ajo e përdor maskën në ambientet e mbyllura.

“Të gjithë duhet ta përdorin maskën”, ka thënë një tjetër. 

ABC News ishte në disa farmaci të kryeqytetit për të parë se si ishte trendi i shitjes së maskave.

 Farmacistët shprehen se nëse gjatë 15 ditëshit të parë të korrikut shiteshin 15-20 maska në ditë, gjatë 2 ditëve të fundit shiten 30-45 të tilla dhe çmimet janë stabël.

“Vihet re një rritje e kërkesës së maskave jo vetëm për llojin e maskave kirurgjikale por edhe për të tjera. Tregu është i tejmbushur me maska dhe gjithashtu çmimi i tyre nuk ka ndryshuar”, është shprehur farmacistja”, ka thënë ndër të tjera farmacistja.

Gjithashtu një pjesë e qytetarëve zgjedhin që për t’u mbrojtur nga Covid-19, përdorin edhe maska artizanale, të cilat mund t’i përdorin më shumë se një herë.

Në rast të mosrespektimit të aktit normativ për maskat, policia e shtetit, policia bashkiake, strukturat e inspektorateve shtetërore, do të penalizojnë me gjobë shkelësit. Masa ndëshkuese është 2 mijë lek të reja për çdo thyerje të rregullit. /abcnews.al