Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat. Mësohet se gjatë punimeve masivi i gurëve ka zënë poshtë një punëtor.
Si pasojë, 47-vjeçari ka ndërruar jetë.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 11:30, në lagjen “13 Shtatori”, në rrugën e Kalasë, gjatë punimeve nga një subjekt privat, është shkëputur një masiv guri dhe ka zënë poshtë punëtorin e subjektit, shtetasin 47 vjeç, banues në Berat.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit nga masivi i gurit dhe e kanë transportuar me ambulancë drejt spitalit, por si pasojë e dëmtimeve, 47-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al