Moti i keq ka shkaktuar probleme në rrethin e Krujës. Rruga Krujë-Sarisalltik është bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve të një masivi gurësh. Shkak i rrëshqitjes së dherave kanë qenë reshjet e shumta të shiut.
Situata më e rënduar është paraqitur ne segmentin që lidh Krujën me zonën turistike të Sarisalltikut, por rrëshqitjet e dheut nuk kanë munguar as në rrugë të tjera që kalojnë bri kodrave apo shpateve të malit.
Në afërsi të Sarisalltikut janë shembur disa metër kub dhe gurë, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale pasi rruga ka qenë e boshatisur. Punonjës të Bashkisë së Krujës dhe të ARRSH-së po punojnë për largimin e gurëve nga rruga./ABC News Albania 24/7