Policia e Shkodrës, ka identifikuar 3 personat të cilët mashtruan pronarin e një pike të këmbimit valuator, në në sheshin Zdrale, duke I marrë një shumë prej 140 mijë eurosh.
Behet fjalë për 3 gjeorgjianë, ku pas identifikimit në bashkëpunim me Interpol Ankaranë, është bërë e mundur kapja e një prej tyre, ndërsa vijojnë kërkimet për 2 të tjerë.
Policia shqiptare pas hetimeve ka zbuluar se 40-vjeçar nga Gjeorgjia, ka mundur të largohet në Sarajevë, ndërsa më pas ishte nisur për në aeroportin e Stambollit, me destinacion final Gjeorgjinë.
Pas shkëmbimit të informacionive, 40-vjeçari sapo ka mbërritur është kapur nga policia turke. Gjatë kontrollit fizik, atij I janë gjetur me vete një shumë prej 7500 eurom ndërsa këtë të diel është ekstraduar në Shqipëri.
I arrestuari dyshohet se është organizatori i grupit, ndërsa Policia thotë se tashmë ka mundur të lokalizojë se ku fshihen edhe dy bashkëpunëtorët e tij, një 45 vjecar dhe një 36 vjecar po nga Gjeorgjia.
Mashtrimi ndodhi me datë 9 gusht rreth orës 18:00, në sheshin Zdrale të Shkodrës, ku tre autorët janë paraqitur në një pikë “Exchange”, duke u prezantuar si turiste ukrainas, për të këmbyer disa lekë në euro. Pasi kanë marrë shumën prej 140 mijë eurosh, autorët I kanë dhënë një cantë me letra të printuara në formë lekësh.
Dyshohet se personat në fjalë, kanë kryer një tjetër vjedhje disa muaj më parë në Tiranë, si dhe një tentativë mashtrimi në Durrës, por që ishin zbuluar nga pronari I pikës së “Exchanges”.
Policia thotë se tashmë po punon për kapjen e dy të shpallurve në kërkim.