Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive / Goditet grupi në Tiranë, disa të arrestuar

schedule09:05 - 12 Nëntor, 2025

schedule 09:05 - 12 Nëntor, 2025

TIRANË- Në zonën e Selitës në Tiranë është zbuluar një ambient i përshtatur si call center, ku mashtroheshin shtetas të huaj, përmes telefonatave, për të investuar në bursa fiktive.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, në këtë ambient, u kapën në flagrancë pesë persona, që kryenin këtë veprimtari të kundërligjshme.

Policia njoftoi se janë arrestuar 3 prej tyre (menaxheri dhe 2 punonjës),  ndërsa u proceduan penalisht edhe dy punonjëse.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas që e kishin marrë me qira ambientin, për këtë qëllim.

Po ashtu janë identifikuar dhe dy perona të tjerë, të cilët kishin marrë me qira ambuientin për të ushtruar veprimtarinë kriminale.

Gjatë operacionit janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe prova të tjera materiale./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!