Mashtroi qytetaren duke i marrë 270 mijë euro, “arrest në shtëpi” për 51-vjeçarin

schedule11:24 - 16 Janar, 2021

schedule 11:24 - 16 Janar, 2021

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 51-vjeçarin Andi Alimehmeti, i cili u arrestua dy ditë më parë për mashtrimin me 270 mijë euro një zonje.

Alimehmeti ka në pronësi të tij një agjenci udhëtimesh.

Lexo edhe: I zhvati një qytetareje 270 mijë euro, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë

Sipas burimeve, Alimehmeti e ka mashtruar zonjën në fjalë duke premtuar se do të bëhej ortak me të.

Ndërkohë Alimehmeti ka mashtruar edhe persona të tjerë, ndërsa më herët ka qenë i proceduar po për mashtrim.

Lexo edhe: I zhvati një gruaje 270 mijë euro, si i mashtronte qytetarët 51-vjeçari në Tiranë

Kallëzuesja pretendon se i ka marrë shumën prej 270 mijë eurove, por ajo ka mundur që të vërtetoj përmes dokumentacioneve vetëm shumën prej 91 mijë eurosh.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!