Mashtroi pronarin e bagëtive dhe i mori rreth 40 mijë euro, arrestohet 34-vjeçari në Elbasan

schedule10:41 - 30 Janar, 2025

schedule 10:41 - 30 Janar, 2025

NJë 34-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia, është arrestuar këtë të mërkurë. Mësohet se ai mashtroi një pronar të bagëtive për të ndërmjetësuar për blerjen e bagëtive nga disa shtetas të tjerë dhe i mori rreth 40 mijë euro.

34-vjeçari nuk kishte ndërmjetësuar sipas marrëveshjes, por pasi ka marrë shumën e eurove është larguar.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërmjetësuesi”.

Kapet dhe vihet në pranga një 34-vjeçar i shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacionit mes strukturave policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndërmjetësi”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin 34 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se i ka marrë një 43-vjeçari, pronar i një ferme bagëtish, rreth 40 500 euro, për të ndërmjetësuar për blerjen e bagëtive nga disa shtetas të tjerë, me këtë vlerë, për llogari të 43-vjeçarit. 34-vjeçari nuk ka ndërmjetësuar sipas marrëveshjes, por pasi ka marrë shumën e eurove është larguar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!