Mashtroi dhe bëri “copë” shtëpinë, klubi francez largon sulmuesin

schedule16:19 - 30 Shtator, 2022

schedule 16:19 - 30 Shtator, 2022

Brest nuk ka duruar më dhe ka larguar nga ekipi Youcef Bilaili. Algjeriani e ka tepruar me shkeljet e bëra dhe francezët i kanë ndërprerë kontratën.

Bilaili i nisi gabimet që para zyrtarizimit, teksa dërgoi që të kryente vizitat mjekësore një kushëririn e tij për të mos prishur pushimet.

Sigurisht në klub e dalluan dhe e falën, por ai ka vazhduar me budallallëqet e tij. Këtë herë ai ka shkatërruar shtëpinë me qira ku e kishet akomoduar klubi.

Një dëm i madh, 50 mijë euro, në shtëpinë ku jetonte Bilaili, i cili tani ka edhe emrin në listën e zezë të hoteleve në qytet. / abcnews.al