Mashtroi biznesmenë dhe zyrtarë duke imituar zërin e Erdogan, arrestohet burri në Turqi

schedule14:43 - 17 Gusht, 2023

schedule 14:43 - 17 Gusht, 2023

Një burrë në Turqi tentoi të mashtronte biznesmenë dhe zyrtarë të lartë duke imituar zërin e presidentit Erdogan përmes Inteligjencës Artificiale.

Burri, identiteti i të cilit nuk është zbuluar u arrestua pasi u pikas nga shërbimi sekret turk MIT, të cilët parandaluan një skenë mashtrimi që mund të kishte sjellë pasoja të rënda.

Përmes inteligjencës artificiale, burri imitonte zërin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të mashtruar biznesmenë dhe zyrtarë të lartë.

Produktet e inteligjencës artificiale, si ChatGPT dhe Bard u ofrojnë përdoruesve të zakonshëm mundësi për të bashkëvepruar me atë që njihet si “inteligjencë artificiale gjeneruese”, e cila mund të përmbledhë informacione nga burime të shumta brenda sekondave, të shkruajë prezantime, e madje edhe poezi, që tingëllojnë në mënyrë të besueshme, sikur të jenë të shkruara nga njerëz.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!