Prokuroria e Posaçme ka mbyllur e hetimet dhe ka dorëzuar për gjykim dosjen e skandalit të mikrokredive për 16 persona. Ata janë marrë të pandehur nga prokuroria për akuzat e mashtrimit me pasoja të rënda në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, e kryer në dëm te mijëra qytetarëve.
Sipas hetimeve të prokurorisë ka rezultuar se këta persona kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal duke detyruar debitoret për të shlyer kreditë me interes shume te larte dhe kamat vonesa deri 2% në ditë.
Sipas hetimeve ka rezultuar se në shumicën e rasteve qytetareve iu sekuestroheshin pronat dhe kalonin për llogari të shoqërive përmbarimore në kundërshtim me ligjin.
Po ashtu ndaj tyre ushtrohej shantazh dhe kërcënime nëpërmjet familjareve duke keqpërdorur dhe të dhënat personale. SPAK ka sekuestruar disa llogari bankare në vlerën e 1.3 milionë eurove si dhe prona te paluajtshme në kuadër të këtij hetimi. Mes të akuzuarve është dhe bosi i mikrokredive Arben Meskuti te cilit te gjitha shkallet e gjyqësorit i kanë refuzuar kërkesat për lirim nga qelia me mase të të butë sigurie se ajo e arrestit ne burg.
Meskuti është pronar i disa shoqërive financiare që ngritën një skemë të mirfilltë mashtrimi. Sipas hetimeve ka rezultuar se 5 shoqëri, njëra prej të cilave në pronësi të Meskutit, blenë nga një bankë e nivelit të dytë, 4 mijë kredi të konsideruara të këqija më vlerë rreth 7 milionë euro.
Më pas këto kredi të këqija u përdoren në një skemë shtrënguese duke detyruar qytetarët që kishin borxhe të vjetra, të rimerrnin kredi me interesa edhe me te larta, dhe ata që nuk kishin mundësi shlyerje, iu bllokonin nëpërmjet shoqërive përmbarimore rrogat, pronat, apo automjetet.
/abcnews.al

