Mashtrimi, 15 vjet burg për nënë e bijë

schedule16:17 - 6 Dhjetor, 2017

schedule 16:17 - 6 Dhjetor, 2017

Gjykata e Tiranës dënoi me 15 vjet burg në total Luli dhe Adeila Makashin, nënë e bijë, të akuzuara për “mashtrim me pasoja të rënda”. Sipas gjykatës, të pandehurat kanë përfituar nga 2-10 mijë dollarë amerikanë nga të paktën 225 persona, duke u premtuar viza punësimi e shkollimi drejt Kanadasë dhe Anglisë.
Ndonëse depozituan dollarët në llogaritë e shoqërisë “Ande LM” shpk, të administruar nga Luli Makashi, aplikantët nuk morën as vizë, as paratë mbrapsht.
Referuar vendimit, e pandehura Luli Makashi duhet të vuajë 9 vjet burg, vajza e saj 6 vjet, ndërsa shoqëria “Ande LM”, si person juridik duhet të paguajë 5 milionë lekë gjobë.
Nënë e bijë përfituan uljen e një të tretës së dënimit, për shkak se u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Gjatë gjykimit Luli e Adeila Makashi nuk pranuan akuzën dhe kërkuan pafajësi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!