Mashtrimet me “Call Center-at”, GJKKO jep masat e sigurisë për të arrestuarit

schedule13:41 - 12 Nëntor, 2022

schedule 13:41 - 12 Nëntor, 2022

Gjykata e Posaçme ka dhënë masat për të arrestuarit lidhur me  mashtrimet në “Call Centera”.

Ndaj Adrian Korriku, GJKKO caktoi masën e arrestit me burg.

Ndërsa për Iris Pucën u vendos masa e arrestit shtëpiak. Edhe pse operacioni u ndërmor në bashkëpunim me Eurojust, ku u kontrolluan 15 “Call Center-a”,  6 prej të cilave  në Shqipëri, 5 në Gjeorgji, 3 në Ukrainë dhe 1  Maqedoninë e Veriut, në pranga përfunduan vetëm 4 persona.

Me qëllim ekstradimi u arrestuan edhe Bernardo Saraçaj e Erindi Pysqyl.

Sipas SPAK këto shtetas shkaktonin një dëm prej gati 50 mln euro në tre muaj shtetasve spanjollë që mashtronin. Por, pavarësisht operacionit të gjerë ku u përfshi dhe strukturat e huaja, sërish nuk u sekuestrua asnjë shumë parash./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!