Pronaret e një subjekti VIP në Shkodër u arrestuan pasi akuzohen për mashtrim me skemën e rimbursimit të TVSH-së. Prokuroria e Shkodrës lëshoi dy urdhër – arreste, pas një hetimi 3 mujor ku u konstatua skema për përfitimin e TVSH-së në forme rimbursimi në vlerën 44,6 milionë lekë.
“Subjekti nëpërmjet aktivitetit të tij i ka shkaktuar dëm ekonomik shtetit në vlerën afro 249 milionë lekë nëpërmjet fshehjes së të ardhurave dhe 73.6 milionë lekë nëpërmjet mospagimit të taksave dhe tatimeve,” informoi policia e Shkodrës.
Pas verifikimeve nga Prokuroria dhe Hetimi Tatimor Rajoni Verior, Prokuroria e rrethit gjyqësor Shkodër arrestoi pronarët, ndërsa ka marrë masën e pezullimit të ushtrimit të detyres për një noter.
Në detyrim paraqitje u vendos pronari i një subjekti të lidhur si pjesë e mashtrimit me TVSH-në. / ABC News Albania 24/7