Mashtrim me call center-at në Tiranë, në kërkim 9 italianë: Dëmi 5.7 milionë euro

schedule17:12 - 12 Dhjetor, 2022

schedule 17:12 - 12 Dhjetor, 2022

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 15 urdhër-arreste për drejtorët e call center-ave të ndryshme me qendër në kryeqytetin shqiptar, 9 prej të cilëve italianë, të dyshuar për tregti të rreme online dhe evazion fiskal.

Sipas një njoftimi për shtyp të publikuar nga policia italiane, 9 shtetasit italianë dhe 1 shqiptar, të dhënat personale të të cilëve nuk bëhen me dije për shkak të sekretit të hetimit, duket se janë larguar tashmë nga Shqipëria.

Nga hetimi i kryer në bashkëpunim dhe me policinë financiare, u zbulua se call center-at funksiononin në bashkëpunim të ngushtë me njëri-tjetrin, duke bindur qytetarët e Bashkimit Evropian të investonin në platformat e tyre.

Të paktën 5.7 milionë euro të derdhura në llogaritë e tyre rrjedhëse, më pas do të ishin tërhequr nga bankat pa u deklaruar në pasqyrat financiare të kompanisë.

Nuk dihet ende numri i qytetarëve të mashtruar./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!