Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mashtrim kompjuterik, kanosje e lojëra fati/ Arrestohen në Tiranë 3 persona që ishin në kërkim (EMRAT)

schedule11:01 - 5 Dhjetor, 2024

schedule 11:01 - 5 Dhjetor, 2024

Tre persona, të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar nga blutë e kryeqytetit.

– Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kapën shtetasit në kërkim Doris Telhellari 37 vjeç, dhe Donald Telhellari, 37 vjeç, të banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar secilin, me 5 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”,

Ndërkaq, u arrestua edhe një 34-vjeçar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 5 muaj e 14 ditë burgim, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!