“Vera, energji pa ndërprerje”, Balluku: Punonjësit e OSHEE në gatishmëri 24 orë çdo ditë

schedule12:01 - 21 Korrik, 2023

schedule 12:01 - 21 Korrik, 2023

Përballë temperaturave të larta dhe numrit në rritje të pushuesve  Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përgatitur një plan masash që energjia elektrike të mos mungojë.

Ministrja Balluku kërkoi prej drejtuesve të OSHEE gatishmëri maksimale për ti dhënë zgjidhje çdo problem që mund të ndodhë.

Një apel ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë  e kishte dhe për qytetarët dhe sipermarresit.

Në këtë takim  ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë prezantoi  dhe Administratorin e ri të OSHEE  Enea Karakaçi i cili zëvendëson në këtë detyrë Ardian Çelën.

Këtë takim e kam kërkuar si fillim për të prezantuar administratorin e ri të OSHEE-së Enea Karakaçi që mendoj se zgjedhja e tij në këtë pozicion tregon që vëmendja qëndron si zakonisht me OSHEE. KESH ka një rëndësi të veçantë në prodhimin dhe në menaxhimin, nuk do të ketë ndërprerje sa i përket investimeve pra OST do të ketë mbështetje, por OSHEE është një nga pikat kyç pasi janë ato që përballen me klientin. Jeni një nga ndërmarrjet që jeni për tu marrë shembull sa i përket përafrimit të plotësimit të kërkesave me BE dhe kjo gjë konsiston me ndarjen e kompanive që dhe pse funksionojnë sit ë pavarura qëndrojnë nën strehën e OSHEE. Duke nisur nga kriza e 2022 e duke vijuar me sfidat duhet thënë se OSHEE, OSSH, FTL dhe FSHU kanë nevojë për një riorganizim të fuqishëm, për një frymëmarrje dhe ritëm të re dhe mendoj se Enea, Me Tonin e bashkë me të tjerët do ja dalin me sukses”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera ministrja është shprehur se është e rëndësishme që gjatë këtij sezoni të gjithë institucionet përkatëse të jenë në gatishmëri sidomos në qytetet bregdetare ku duket se fluksi i turistëve është shtuar shumëfish.

Balluku në fjalën e saj shprehet se është e rëndësishme që dhe në sfidë me temperaturat e larta duhet që pushuesve tu vijmë sa më shpejt në ndihmë në mënyrë që të mos ngelen shumë kohë pa energji.

“Kemi një fluks të turizmit, ka zona dhe qytete kryesisht bregdetare, nga Velipoja deri poshtë në Ksamil që bëhen mikpritës të shumëfishit të banorëve këto ditë. Dhe oponenti tjetër që po përballemi këto ditë dhe deri në fund të verës janë temperaturat e larta. Kemi pasur probleme me këtë por gjej rastin të falenderoj grupet e OST që kanë marrë masat për të bërë rregullimin sa më të shpejt dhe ndërprerjet e energjisë të jenë sa më të shkurta”, ka thënë ministrja Balluku.   /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!