Opozita në lidhje me këtë situatë të krijuar në veri të Kosovës dhe në raport me ndërkombëtarët duhet të jetë sa më e bashkuar, ka thënë deputeti i PDK-së Xhavit Haliti në një lidhje për “Tirana Live”.
Haliti është shprehur se në këtë situatë është e rëndësishme që ne të shfrytëzojmë mundësitë për të bërë atë që është më e mira për Kosovën dhe në raport me ndërkombëtarët.
Ndër të tjera ai ka deklaruar se nëse qeveria nuk do të reflektojë atëherë rruga që ato do të ndjekin janë protestat.
“Ne si parti po diskutojmë në lidhje me masat e marra pas sanksioneve nga BE por si opozitë nuk kam parë që mund të ndërtojmë një strategji të përbashkët por për shkak të këtyre politikave po vuajnë gabime tona edhe qytetari i thjeshtë. E rëndësishme është që të shfrytëzojmë mundësitë tona se çfarë dhe si duhet që ta bëjmë.
Opozita duhet që ti lërë inatet me zotin Kurti, dhe ai duhet që ta kuptojë se kur opozita ajo qeveri pasi është ajo që e kontrollon vërtet qeverinë por nuk i në pozicion të favorshëm por duhet që të bëjmë një program në lidhje me atë që mund të bëjmë dhe nëse qeveria nuk reflekto mund të përdorim protestat dhe mund të përdoret mocioni i mosbesimit por në këtë moment nuk besoj se e arrijmë një gjë të tillë”, ka thënë Haliti.
LEXO EDHE: Clinton në Tiranë, Haliti: Të bëjmë çfarë thotë perëndimi, Kurti të dëgjojë këshillat
Ndërkaq në lidhje me rolin e presidentes, Haliti ka theksuar se mbetet i paqartë drejtimi i saj pasi ndryshon herë pas here.
Gjithashtu deputeti i PDK-së ka theksuar se mesazhet e ish presidentit amerikan, do të jenë të forta dhe do të sjellin reflektim.
“Osmani me raste jep shenja ndryshe nga qeveria por sërish pas pak orësh e ndryshon sërish qëndrimin, fuqia e presidencës në këtë situatë është e vogël pasi nuk ka kompetencë që të bëjë ndonjë gjë në lidhje me zhvillimin e negociatave sepse është e përcaktuar nga kushtetuta rol i kryeministrit. Ne në momentin që na kanë vendosur sanksione është momenti që të reflektojmë, si fillim Kurti dhe më pas të gjithë ne. tashmë duhet shumë kohë që të përfitohet më besimi i perëndimorëve te qytetarët. Kosova është vendi më evropian me shpirt dhe më pro amerikan.
Unë besoj se nëse mesazhi i Clinton do të jetë I fuqishëm dhe ato që janë të hutuar do të jenë në linjën e shumicës. Unë jam duke u trembur jo vetëm nga sanksionet e BE-së por edhe të SHBA-së dhe po e lus publikisht Kurtin që të reflektojë dhe të na e lërë ne përgjegjësinë e gabimeve”, është shprehur ndër të tjera deputeti Haliti./abcnews.al