Masat e sezonit turistik/ Balluku jep afatet: Aksi Thumanë-Kashar do dorëzohet më 30 qershor

schedule12:12 - 29 Prill, 2024

schedule 12:12 - 29 Prill, 2024

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se viti 2024 do jetë viti në të cilin do dorëzohen shumë vepra infrastrukturore.

Duke prezantuar masat e masa në kuadër të sezonit turistik, Balluku theksoi se më 30 qershor, aksi rrugor Thumanë-Kashar do të jetë gati për qarkullim.

Po ashtu, Balluku theksoi se Tuneli i Llogarasë do të hapet pak ditë më pas dhe kjo do t’i japë një tjetër çlirim qarkullimit rrugor në jug.

“Ky do jetë një vit dorëzimi veprash dhe me shumë hapje të kantieresh të reja. Aksi Thumanë-Kashar, pjesë e korridorit blu do shpëtojë trafikun që shkon dhe vjen nga veri drejt Rinasit. Më 30 qershor, aksi Thumanë-Kashar do jetë një aks i përshkueshëm. Gjithashtu, tuneli i Llogarasë, do hapet një apo dy ditë më pas. Tuneli i Llogarasë është një vepër arti, edhe për shkak se gjeologjia na ka ndihmuar atje, ndryshe nga Tuneli i  Murrizit, por edhe ky do të dorëzohet brenda 2024.”, tha Balluku./n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!