Masat e reja për COVID-19 shkaktojnë protesta të dhunshme në Evropë

schedule10:28 - 3 Nëntor, 2020

schedule 10:28 - 3 Nëntor, 2020

Bllokimet e reja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit kanë shkaktuar protesta të dhunshme në disa vende në Evropë.

Numri i rasteve me COVID-19 nga dita në ditë është në rritje dhe po ashtu spitalet vijojnë në mbushen me pacientë të prekur nga virusi. Situata e spitaleve mbetet shqetësuese në Austri, Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Holandë si edhe Spanja.

Por masat e vendosura po shkaktojnë reagime të dhunshme pasi në shumë vende po konsiderohen si një sulm ndaj lirisë, po ashtu edhe një goditje ekonomike.

Më herët kancelarja gjermane Angela Merkel, teksa njoftoi bllokimin paralajmëroi edhe rezistencë të qytetare, ndërsa shtoi se masat janë të domosdoshme për shkak se situata e koronavirusit është ende shqetësuese.

Franca gjithashtu është përfshirë nga protesta, ku qytetarët kanë reaguar me kundër masave, ndërsa janë shprehur nëse po arrijnë të rezistojnë me një tjetër izolim do të jetë e vështirë për ta: Sot në këmbë, nesër në gjunjë”.

Përplasje mes protestuesve dhe policisë u shënuan edhe në Belgjikë, ku qytetarët demonstruar kundër masave të rrepta.

Ndërkohë 32 persona u arrestuan dhe 12 persona mbetën të plagosur në Madrid pas protestave të dhunshme gjatë fundjavës në Barcelonë, Vitoria, Valencia, Santander dhe Burgos.

Edhe pse kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, i bëri thirrje qytetarëve të heqin dorë nga protestat, nuk pati asnjë kthim pas nga ana e tyre.

Itali po ashtu është një nga vendet më të goditura nga COVID-19.

Por me masat e marra për izolime të reja, italianët nuk e kanë mbështetur, pasi një tjetër izolim sipas tyre do të ishte katastrofik në ekonomi.

Në Fierence, Romë, Napoli, Torino, Bolonja pati përplasje të dhunshme me policinë gjatë protestave./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!