TIRANË- Qeveria tani ka një tjetër sfidë, krizën e Lindjes së Mesme.
Në sondazhin “Zëri i Shqiptarëve” të publikuar në ABC News, 23.4% e shqiptarëve thonë se i mirëpritën masat e para për të kontrolluar rritjen e çmimit të naftës dhe ndihmuar pensionistët, kurse 76.6% kërkojnë më shumë, si masa për rritjen e çmimeve të ushqimeve apo paketë ndihme edhe për shtresa të tjera përveç pensionistëve.
Të dhënat në grafik:

Metodologjia e sondazhit
Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Kampioni i sondazhit është 1157 banorë të rritur të vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.
Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.9%


