Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Policia rrugore e Tiranës ka hartuar një plan veprimi për menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë rrugore pranë shkollave e institucioneve të tjera arsimore. Një ndër masat e policisë do të jetë edhe kontrolli rigoroz i mënyrës së transportit të fëmijëve deri në moshën 12 vjeç, për të cilët Kodi Rrugor parashikon përdorimin e sistemeve të fiksimit me qëllim sigurimin e tyre dhe parandalimin e pasojave që mund të vijnë si rezultat i ngjarjeve rrugore. Policia Rrugore, duke parë neglizhencën e përdoruesve të mjeteve në raport me rregullat e qarkullimit rrugor që parashikohen për pasagjerët deri në moshen 12 vjeç, si dhe faktin që ditët e para të shkollës shumica e prindërve apo të afërmëve, i dërgojnë fëmijët në shkollë me mjetet e tyre, apelon për kujdes të shtuar. Përmes një njoftimi, Policia Rrugore bën të ditur se në asnjë rrethanë, nuk do ketë tolerancë për drejtuesit e mjeteve apo personat që janë ngarkuar me mbikëqyrjen e fëmijëve që nuk i kanë siguruar këta të fundit, sipas parashikimeve të dispozitave ligjore në fuqi. /ABC News Albania 24/7
Masat e policisë për shkollën: Kontroll rigoroz mjeteve për femijet deri në 12-vjeç
schedule12:33 - 15 Shtator, 2019
schedule 12:33 - 15 Shtator, 2019