Masat e policisë për protestën e opozitës: 1500 efektivë në gatishmëri

schedule17:56 - 26 Maj, 2018

schedule 17:56 - 26 Maj, 2018

Para se të vinin protestuesit ambientet rreth godinës së kryeministrisë u populluan nga policia. Lëvizja e mjeteve u bllokuan që në orët e para të mëngjesit.

 Puna filloi herët për ata që duhet të mbanin bllokuar rrugët ku ishte penguar kalimi.  Për të tjerë, pati kohë edhe për një kafe mëngjesi.

Disa u përshëndetën nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili u dha garanci për një protestë pa shqetësime për policinë.

 “Ju bëni vetting, ministri yt të mos bëjë. E drejtë është kjo? Absolutisht jo! Të bëjë vettingun ai se nuk i ndahemi. Punë të mbarë, mos kini merak, asnjë shqetësim s’do keni”– iu tha policëve, ish-Kryeministri Sali Berisha.

Pak para nisjes së protestës, qindra punonjës lanë hijet për të krijuar një kordon para kryeministrisë, ku u vu re edhe prania e efektiveve femra.

 Çdo dinamikë u regjistrua nga kamerat e tyre trupore, por edhe nga kolegët në tarracat në dy anët e bulevardit.  Forcat “RENEA” ato të “Ndërhyrjes se Shpejte” dhe mjetet specifike për shpërndarje protestuesish qëndruan në gatishmëri.

Ata nuk u angazhuan gjatë protestës tek kryeministria, por u panë sit ë nevojshëm gjatë acarimit të protestëusve tek Ministria e Brendshme.

 Specialet u vendosën në kordonë dhe një pjesë e tyre në hapësirën mes ministrisë dhe Teatrit Kombëtar. Përvec pajime speciale, mburoja dhe skafandra, mes tyre kishte edhe të armatosur rëndë, për t’i paraprirë çdo situate. Policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht angazhimin e 1500 punonjësve të policisë në mbarëvajtjen e protestës. /abcnews.al