Masat e policisë për protestën, blindohet Kuvendi

schedule12:54 - 20 Shkurt, 2019

schedule 12:54 - 20 Shkurt, 2019

Rreth 1500 forca policie do të angazhohen nesër gjate protestes se paralajmeruar nga opozita prane parlamentit. Qarkullimi i automjeteve në Rrugën “George Bush” do bllokohet deri në përfundim të protestës si dhe do të ketë kufizime në rruge të tjera.

I gjithë Parlamenti do të jetë i rrethuar me rreth 1500 policë. Për protestën e 21 Shkurtit përgatitje kanë filluar disa ditë më parë, ndërsa strategjia do të jetë i njëjtë përsa i përket përdorimit të gazit lotësjellës, siç ndodhi të shtunën para Kryeministrisë”, raporton gazetari Andi Qosja përpara Kuvendit.

Efektivët e Gardës së Republikës janë duke i dhënë dorën e fundit forcimit të masave të sigurisë. Ndriçimi dhe instalimi i kamerave të sigurisë me rezolucion të lartë do të jenë elemente të shtuara në hyrje të Parlamentit dhë në rrethimin e tij.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA do të qëndrojnë të dislokuara përbri Parlamantit dhe në oborin e Xhamisë së Namazgjasë.

Shpërndarja e uniformave blu pritet të jetë e ngjashme me protestën e datës 16 Shkurt. Përballë protestuesve, do të qëndrojnë forcat e Rendit si edhe Njësia Speciale “Shqiponja”. Garda e Republikës, e cila ka në juridiksion objektet e rëndësisë së veçantë do të jetë e instauar brenda Parlamentit, e po kështu në tarracë të tij.  Që të mos shkaktohen probleme nga gazi lotësjellës, efektivët e policisë së rreshtit të parë do të jenë të pajisur me maska kundër-gaz.

Qarkullimi i automjeteve për rrugën  “George W. Bush” do të jetë i bllokuar deri në përfundim të protestës së thirrur nga opozita, që pritet të fillojë në orën 10:00 të së enjtes. Ndërsa kufizime do të ketë në rrugën e “Barrikadave” dhe “Luigj Gurakuqi”.

Në gatishmëri do të jenë shërbimi zjarrfikës si edhe ato mjekësore. Ne protestën së shtunës mbetën të lënduar 19 manifestues. Pas  protestës, policia ndaloi 19 presona të akuzuar për aktet e dhunës ndaj kryeministrisë dhe kundërshtim të efektivëve blu, 6 nga të cilët janë në qeli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!