Masat e marra për koronavirusin, Gazment Koduzi: Testimet do të ndihmojnë në parandalimin e COVID-19

schedule11:41 - 28 Mars, 2020

schedule 11:41 - 28 Mars, 2020

Në një lidhje më “ABC News” Gazmend Koduzi nga departamenti i shëndetësisë së PD ka folur për situatën e shkaktuar nga koronavirusi.

Koduzi theksoi se masat e marra nga qeveria janë të pamjaftueshme. Gjithashtu ai theksoi se ende nuk dihet se kur do të arrijë kulmi i pandemisë dhe gjithashtu tha se duhet të bëhen më shumë testime. Sipas tij kjo do të ndihmonte në parandalimin edhe përhapjes së COVID-19.

“Propozimi i Bashës shkon paralelisht me kriteret e OBSH. PD ka bërë të ditur edhe paketën ekonomike për të shmangur rrënimin ekonomik të shqiptarëve. Nuk është zgjidhje që qeveria të japë kredi, por të ndihmojë nga taksat që ka mbledhur gjatë gjithë kohës. Në këtë rast popullata ka nevojë për ndihmë nga qeveria dhe ende nuk është bërë e ditur sesi do të funksionojë. Shqetësimi i ndërrmarrjeve dhe i individëve është shumë i drejtë.

Qeveria shqiptare nuk mori masat e duhura kur virusi filloi të përhapej në Itali.

Pajisja me tampone apo mjete të rëndësishme ishte emergjencë, por qeveria bëri një skenar të fshehtë. Nuk kemi ende numrin e duhur të testeve për të përballuar situatën.

Ende nuk e dimë se kur do të arrijë piku i pandemisë. Duhen bërë teste për personat që dyshohen, kjo do të ndihmonte në ngadalsimin e përhapjes së koronavirusit. OBSH sygjeron rritjen e numrit të testeve për të identifikuar përsonat me COVID-19 dhe të izolohen, në këtë mënyrë personat e shëndetshëm të vazhdojnë jetën sociale”, deklaroi Koduzi.

Gjithashtu ai theksoi se PD ka qenë e fokusuar ndaj moshës së tretë, ndërsa theksoi se mënyra se si ka vepruar qeveria nuk ka qenë e drejtë. Sipas tij fasha e orareve e vendosur nga qeveria bën që qytetarët të dynden. Duhet që numri i personave të shtrihet në kohë.

Koduzi tha ndër të tjera se në zonat rurale ka shumë persona që nuk kanë internet dhe sa i përket vendimit të qeverisë për regjistrimin e personave në sistemin online duhet bërë i aplikueshëm për të gjithë shqiptarët.

Më tej Koduzi tha se duhet krijuar mundësia për dërgimin e barnave të moshave të treta në shtëpi. “Duhet që shtabet e Emergjencës të ngrjenë grupe efikase për ti ardhur në ndihmë”, u shpreh Koduzi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!