Masat e Disiplinës: Përjashtohet zyrtari i Laçit, gjobiten Tirana dhe Bylis

schedule18:20 / 19/02/2020

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet e kësaj jave të Superiores, ku nuk kanë munguar gjobat për dy ekipe, si dhe dënimi i zyrtarit të Laçit, Kleo Laska, me një vit pezullim nga aktiviteti. Tirana dhe Bylis janë dënuar me gjoba për sjellet e gabuara të tifozëve.

Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:

– Zyrtari i KF Laçi, Kleo Laska për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të Nenit 19 të KDS zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës.

– KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.

– KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/3/c) dhe 65/4/a) të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë./abcnews.al

schedule18:20 / 19/02/2020