Nga Maksi Rama
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vënë në fuqi masat e reja anti Covid prej ditë së enjte që të minimizohet përhapja e koronavirusit në të gjithë vendin.
ABC bëri një vëzhgim në kryeqytet dhe vihet re një nenglizhencë e qytetarëve në respektimin e masave. Transporti publik, baret dhe kafenetë mbeten sërish vende ku ka më shumë grumbullime.
Më të ndërgjegjësuar në respektimin e masave anti Covid janë kryesisht mosha e tretë
Ekspertët transportin publik e kanë konsideruar si përhapës të infeksionit, e pavarësisht kësaj autobusët vijojnë të qarkullojnë plot me pasagjerë
Këtë shqetësim e shprehin dhe vetë qytetarët për ABC
“Është plot, në mëngjes që ne ikim për punë aty është plot se janë reduktuar dhe autobusët”, ka thënë një qytetare.
Grumbullimet nëpër tavolinat e kafeneve mbeten shqetësim pavarësisht shtrëngimit të masave nga qeveria
Për të ndërgjegjësuar dhe ndëshkuar qytetarët për mosvënien e maskës, efektivët e policisë i gjen pothuajse kudo
Por në një kohë që policia po ndëshkon qytetarët e pabindur, një gjë e tillë duket se nuk ndodh për gjobitjen e kolegeve të tyre si në këtë rast./abcnews.al

