Nga data 18 prill, në Izrael mbajtja e maskës nuk do të jetë e detyrueshme në ambientet e hapura.
Ky vendim ishte diskutuar edhe më herët, por sipas mediave të huaja autoritetet shëndetësore kanë pritur fundin e festave Kombëtare për të parë edhe situatën epidemiologjie dhe për të shmangur rritjen e infeksioneve.
Ndërkohë vendimi për mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura mbetet ende në fuqi.
/abcnews.al/