Masakroi barbarisht 50-vjeçarin, merret vendimi për Zamir Topin

schedule15:03 - 31 Janar, 2020

schedule 15:03 - 31 Janar, 2020

Arrest me burg është masa e sigurisë ndaj 47 vjeçarit Zamir Topi i cili masakroi barbarisht 50 vjeçarin Dashnor Osmani.

Gazetarja Ledjona Xhelandinaj tha për “ABC News” se gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa theksoi se ajo që u vu në dukje ishte se autori është paraqitur i heshtur dhe mjaft i ftohtë. Organi i akuzës me prokurorë Oli Visi, ka kërkuar masën e arrestit me burg ndërsa është pranuar nga trupi gjykues me gjyqtar Arben Lera.

Avokati i caktuar kryesisht nuk mund të mbrojë vrasësin e Dashnor Osmanit. Ai nuk mundi të sigurojë dot një akt për papërgjegjeshmërin e tij.

Zamir Topi vrau 50 vjeçarin teksa shiste banane në pazarin e Korçës mesditën e së martës. Të dy bashkëfshatarët kishin vite që ishin në konflikt për një vend në varreza. Autori i krimit kishte blerë paraprakisht një tokë në varreza për babain e tij kur ai të ndërronte jetë, por në atë vend Osmani kishte varrosur nënën e tij. Zamiri i kërkonte të hiqte eshtrat e nënës, por viktima nuk e dëgjonte dhe kjo është arsyeja për të cilën e vrau me disa goditje në kokë me sopatë. Vetë autori i krimit pas arrestimit ka treguar këtë histori para grupit hetimor.

Lexo edhe http://abcnews.al/video-e-goditi-10-here-me-sepate-si-u-masakrua-ne-sy-te-vajzes-dhe-gruas-shitesi-ne-korce/

Lexo edhe http://abcnews.al/e-fundit-burri-masakrohet-me-sepate-krim-i-kobshem-ne-korce/

/abcnews.al