Masakrohet 23-vjeçarja, u ther disa herë me thikë dhe u qëllua me plumb pas koke

schedule18:38 - 21 Nëntor, 2019

schedule 18:38 - 21 Nëntor, 2019

Modelja 23-vjeçare Alondra Getsemani Villasenor është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Kaliforni. Mediat lokale njoftuan se në trupin e modeles janë gjetur shenja thike dhe se është qëlluar me plumb në kokë.

23-vjeçarja përveçse modele ishte edhe trajnere fitnesi. Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ka gjetur dy çanta kanabis dhe predhën e një plumbi të kalibrit 9 mm.

U bë e ditur se modelja u gjet nga nëna e saj, e cila shkoi në shtëpinë e vajzës, pasi u përpoq ta kontaktonte në telefon, por nuk merrte përgjigje. Në momentin që hyri brenda, pa që vajza kishte ndërruar jetë. Mendohet se ajo kishte më shumë se 24 orë e vdekur, kur u gjet nga nëna e saj më 17 nëntor.

Guardian raporton se në fillim të këtij muaji vendi po përballet me një shkallë të lartë të vrasjeve. Sipas një raporti të publikuar mësohet se ka pasur gati 1.800 vrasje në qytet këtë vit./abcnews.al


Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!