Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pak minuta më parë me anë të një postimi në rrjetin e tij social “facebook” në lidhje me terrorin e ndodhur gjatë ditës së sotme në Tiranë, Dan Hutra vra 3 gra dhe plagosi 3 të tjera.
Begaj shkruan se fenomene të tilla të dhunës ekstreme apo të çdo lloj forme dhune ndaj grave nuk kanë vend dhe nuk mund të jenë pjesë e shoqërisë sonë demokratike.
Po ashtu Presidenti shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave.
Postimi i plotë:
Lajmet makabre të ditës së sotme në Tiranë, ku tre gra janë vrarë e tre të tjera janë plagosur, janë tërësisht të papranueshme! I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të viktimave!
Fenomene të tilla të dhunës ekstreme apo të çdo lloj forme dhune ndaj grave nuk kanë vend dhe nuk mund të jenë pjesë e shoqërisë sonë demokratike, ku dinjiteti dhe jeta e njeriut janë vlera të larta dhe të pazëvendësueshme.
Dënoj ashpër të gjitha ngjarjet e dhunës në familje dhe kërkoj që organet ligjzbatuese të veprojnë me forcën e ligjit. Një shoqëri ku gruaja vritet, dhunohet, keqtrajtohet, nënshtrohet, është një shoqëri që nuk duhet të pushojë së vepruari deri sa ky realitet të ndryshojë totalisht.r.t/abcnews.al