Fotot nga masakra në Bucha të Ukrainës, ku qindra kufoma shihen të shtrirë në rrugë pas tërheqjes së ushtrisë ruse nga atje, kanë bërë xhiron e botës me opinionin publik të shokuar nga një mizori e tillë.
Por si ka reaguar Perëndimi në lidhje me masakrën në Bucha?
- Presidenti i SHBA Joe Biden i bëri thirrje Vladimir Putinit që të përballet me gjyqin për krimet e luftës në Ukrainë.
- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi qytetin, duke folur me banorët dhe duke akuzuar Rusinë për gjenocid.
- Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss premtoi një “një valë të re të ashpër sanksionesh” ndaj Rusisë pas masakrës në Bucha.
- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se BE-ja është e gatshme të dërgojë hetues për të dokumentuar mizoritë ruse.
- Gjermania dëboi 40 diplomatë rusë, por hodhi poshtë një embargo për importet e energjisë nga vendi.
Ndërkohë Kremlini mohon se ka kryer akte të tilla mizore në Bucha./abcnews.al/