Masakra në Zelandën e Re, vjen paralajmërimi i ISIS

schedule12:34 - 18 Mars, 2019

schedule 12:34 - 18 Mars, 2019

ISIS paralajmëron hakmarrje për atë që ndodhi të premten në Zelandën e re duke bërë apel që të sulmohen kisha. Ndërkohë autori i masakrës, 28-vjeçari australian Brenton Tarant, ka marrë kërcënime me vdekje në burg.

Xhihad kërcënon me hakmarrje për masakrën e xhamive në Kristçërc. Në një postim që daton në 15 mars të publikuar në Telegram grupe të lidhura me Al Kaedën flasin për masakrën në Zelandën e re si një kryqëzatë kundër myslimanëve dhe premtojnë të përgjigjen me gjuhën e gjakut. Në kanalin Telegram fillon ISIS, apeli është për të derdhur gjakun e të krishterëve, ndërsa thirrje të tjera janë dhe për sulme ndaj kishave.

I vetëshpalluri shtet islamik premtoi të hakmerret për masakrën e xhamive, ndërsa në Zelandën e re, niveli i alarmit mbetet i lartë.

Dy ditë pas masakrës të kryer nga Brenton Tarant, ekstremistit Australian 28 vjeçar që të premten hapi zjarr duke postuar çdo gjë në “Facebook”, në bankën e të akuzuarve janë dhe rrjetet sociale. “Facebook” ka ndërhyrë për të fshirë 1.5 milion video të sulmi, nga të cilat 1.2 milion u bllokuan ende pa u ngarkuar plotësisht në faqe. Por Kryeministrja e vendit është në pritje të shpjegimeve dhe përgjigjeve nga rrjetet sociale, për përhapjen e pamjeve, në video duken viktimat që qëllohen nga afër teksa po përpiqen të largohen.

Disa banda kriminale të Kristçërç kanë kërcënuar Brenton Tarant në qeli, duke u shprehur se ajo që ka bërë ai është e gabuar nga çdo këndvështrim i mundshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!