Masakra në Zelandën e Re, autori del para gjykatës

schedule08:56 - 16 Mars, 2019

schedule 08:56 - 16 Mars, 2019

I buzëqeshur para fotografëve madje duke bërë dhe gjestin e supremacistëve të bardhë. Në këtë mënyrë është prezantuar në seancën e tij të parë gjyqësore, autori i masakrës në Zelandën e Re.

Është zhvilluar seanca e parë gjyqësore për Brenton Harrison Tarrant, australianit 28-vjeçar, i akuzuar për vrasje për masakrën e kryer në xhaminë e Christchurch. Tarrant është paraqitur në sallën e gjyqit, i veshur me uniformën e bardhë të të burgosurve, pranga në duar dhe zbathur. Ai u ka buzëqeshur fotografëve të shumtë të pranishëm në sallë, dhe i shoqëruar gjatë gjithë kohës nga dy agjentë policie ai bëri gjestin e supremacistëve të bardhë para objektivëve të aparatit fotografik.

Tarrant do të qëndrojë në burg deri në seancën e radhës në 5 Prill pa të drejtë apelimi. Ndërkohë kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, premtoi në konferencë për shtyp se ligjet për armët do të ndryshojnë. Ajo shtoi se niveli i alarmit në vend mbetet i lartë dhe si pasojë do të ndërmerren masa shtesë sigurie në lidhje me trafikun ajror dhe kufirin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!